Pas sherrit me Nicki Minaj, Cardi B ka reaguar me një postim në Instagram.

Ajo tregon se e ka lejuar reperen Nicki të bëjë cfarë të dojë dhe donte ti jepte fund gënjeshtrave që po fliste për mënyrën si Cardi kujdeset për fëmijën.

Në postim, reperja shkruajti: "Unë kam anashkaluuar shumë gjëra. Kam lejuar që të më bësh diss-e dhe të hyshn në rrugën time. Ke kërcënuar artstët e tjerë të industrisë duke iu thënë që nëse bashkëpunojnë me mua, nuk do të bashkëpunosh më me ta.

Të kam lejuar të flasësh budallalliqe për mua. Tu drejtova njëherë ty si person, tu drejtova për herë të dytë dhe më ke thënë lutje. Por, kur përmend fëmijën tim, e të bësh komente për aftësitë e mia se si kujdesem për vajzën time është e pamundur. Kam punuar shumë për të arritur këtu dhe nuk lejoj askënd që të shkatërrojë suksesin tim."

Dëshmitarët okularë thanë për median amerikane se grindja ndodhi në ballkon e katit të parë të Harper's Bazaar ICONS, gjatë një shfaqjeje nga Christina Aguilera.
Brenda pak sekondash, rojet e sigurisë ndërhynë që situata të mos përshkallëzohej