Albian Ajeti: S’kam menduar kurrë për Shqipërinë, doja gjithmonë Zvicrën

Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit, është shprehur se asnjëherë nuk ka menduar për Shqipërinë, por gjithmonë ka ëndërruar Zvicrën.

Edhe pse ai ka marrë pasaportën shqiptare dhe ka qenë në kontakte me FSHF-në, ka qenë vetë lojtari që e ka pohuar një gjë të tillë.

“Për mua Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi. Unë kam dashur gjithmonë të luaja për ekipin kombëtar të Zvicrës, edhe në vitin 2011”, thotë Ajeti.

Lojtari kujton gjithashtu edhe nostalgji nga fëmijëria kur ishte pjesë e akademisë së Baselit dhe në ndeshjet e përfaqësuese qëndronte prapa portave.

“Unë isha ai që mblidhte topin pas pankinës dhe e dija se një ditë do të jem edhe unë fushë”, përfundoi Ajeti.

Kujtojmë se Ajeti debutoi me Zvicrën në ndeshjen me Islandën madje shënoi edhe një gol.