'Frika' Gylen, Erdogan nuk ndalet, arrstohen edhe 56 persona

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar 48 ushtarë dhe tetë persona të tjerë si të dyshuar se kanë lidhje me klerikun, Fetullah Gulen, që ndodhet në SHBA.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë ndihmuar në puqin e dështuar kundër presidentit Recep Tayip Erdogan në vitin 2016, shkruan Euroneës.

Të arrestuarit janë në listën prej 89 vetave ndaj të cilëve është zhvilluar hetim nga prokurorët në Stamboll.

Autoritetet atje kanë bërë “pastrimin” e personave që është dyshuar se kanë lidhje me Gulenin. Aksionet e tilla janë ndërmarrë në baza të rregullta që puci i organizuar në korrik të 2016-ës ku patën mbetur të vdekur 250 veta. Në anën tjetër Gulen ka mohuar përfshirjen e tij në këtë organizim.

Turqia ka arrestuar 160 mijë veta dhe ka larguar nga puna po aq shërbyes civilë, ka njoftuar Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Mbi 50 mijë veta janë akuzuar zyrtarisht dhe janë burgosur pas gjykimeve.