VIDEO/ Çmenduri, i kap frenat e motorit të kundërshtarit duke ecur me 230km/h

E diela e motorëve në San Marino do të mbahet mend nga një episod i shëmtuar që ndodhi në garën e Moto 2.

Piloti italian Romano Fenati u përjashtua nga gara dhe u dënua me dy gara të tjera pezullim pasi, me rreth 230 km/h, kapi frenat e një piloti kundërshtar me të cilin po duelonte ashpër prej disa xhirosh.

“Fenati nuk duhet lejuar më që të hipë mbi motor. Kur të kthehej në bokse, skuadra duhet t’i kishte dhënë një shkelm b… dhe ta përjashtonte përgjithmonë”, tha Cal Crutchlow, pilot i MotoGP.