FOTO/ Kush është zyrtari i policisë që ndaloi Vuçiçin që të shkelë në Drenicë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pavarësisht udhërit të ndalesës nga kryeministri Ramush Haradinaj për të mos shkura në Drenicë ai nuk u ndal por e provoi që të afrohej në atë zonë. Ai mori rrugën në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt. Por aty Vuçiç nuk mundi të kalojë. U ndalua dhe u kthye mbrapsht nga Policia e Kosovës.

E lajmin se duhet të kthehet mbrapsht, Vuçiçit ia dha një epror i Policisë së Kosovës. Ka qenë zyrtari i Policisë, Vllaznim Surdulli nga Gjilani, ai i cili u ballafaqua dje me presidentin serb.

Pavarësisht debatit që Vuçiq pati me Surdullin, ky i fundit zbatoi vendimin të cilin ia kishin dhënë eprorët e tij.

Fotografia e oficerit të policisë së Kosoëvs duke u përballur me presdinetin Serb u bë virale në internet duke u shpërndarë kështu me qindra herë.