UEFA, takim me Skënderbeun para se të nisë procesi në CAS

Para se Skënderbeu të shkojë në KCS, çështja e turkimeve do të ketë një tjetër ndalesë.

Është parashikuar që në fillim të muajit tetor të zhvillohet një seancë dëgjimore.

Të pranishëm do të jenë jo vetëm juristët e UEFA-s, por edhe avokatët e zyrës ligjore zvicerane “De Pfyffer” (të cilët janë kontaktuar nga korçarët).

Ky takim, i cili mund të shërbejë edhe si seancë dëgjimore para se të nisë procesi në CAS, do të mbahet përballë anëtarëve të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Sipas “Panorama Sport” kjo do të jetë një seancë ndërmjetësimi tipike, ku palët do të japin secila pretendimet e veta.