U akuzua për ngacmime seksuale, jep dorëheqjen kreu i gjigandit mediatik

Kreu i gjigantit të medias amerikane CBS, Les Moonves, ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.

CBS kishte hetuar Moonves që nga akuzat e paraqitura në Neë Yorker në korrik, ndërkohë që, akuza të reja nga gjashtë gra të tjera u shfaqën të dielën.

Moonves, 68 vjeç, i mohon akuzat, duke e quajtur "të tmerrshme" më të fundit.

Megjithatë, CBS tha se kompania dhe Moonves do të dhurojnë 20 milion dollarë për grupet që mbështesin lëvizjen #MeToo.

Qëndrimi i Moonves në krye të CBS-së, të cilit ai iu bashkua më 1995, është shënuar nga një luftë e pushtetit me Sheri Redstone e cila, nëpërmjet biznesit të familjes së saj, 'National Amusements', është aksionerja kontrolluese në CBS dhe konglomeratin e medias, Viacom.