Plagosen tre persona, pasi makina doli nga rruga dhe u përplas

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Devoll.

Në njoftimin e policisë thuhet se, "në hyrje të qytetit të Bilishtit drejtuesi i një mjeti tip “Benz” me targa AA107TL, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi, si edhe 2 pasagjere në mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore".

Të plagosurit janë shtetasit E.D,  22 vjeç K.M, 22 vjeç A.A, 22 vjeç, të tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.

Dy të parët, ndodhen në reanimacion. ndërsa shtetasi A.A, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.