Britania dhe Franca nuk bien dakord për marrëveshjen e peshkimit

Britania e Madhe dhe Franca kanë dështuar në lidhje me një marrëveshje për peshkimin në kanalin Anglez.

Muajin e kaluar ekuipazhet e anijeve të peshkimit u përplasën. Por të dy palët kishin rënë dakord mbi parimet e një marrëveshjeje, por që nuk arritën ta finalizonin.

Një zëdhënëse e qeverisë tha se diskutimet po vazhdonin.

Bisedime të mëtejshme janë propozuar për të martën, por takimi ende nuk është konfirmuar.

Muajin e kaluar 35 anije franceze u përballën me pesë anije britanike në brigjet e Francës veriore.