Publikohen FOTO të reja nga dasma e Rona Nishliut

Të shtunën, këngëtarja e njohur Rona Nishliu i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar vetëm një fotografi e çiftit nga martesa, e cila u komentua në të gjitha mediat.

Ndërsa sot, ka qenë stilistja e saj, Flutura Dedinja, ajo e cila ka publikuar edhe disa fotografi tjera nga dasma e mikeshës së saj.

Bashkëshorti i këngëtares prishtinase quhet Flori, dhe vjen nga Tirana.