U bombardua me mesazhe ofenduese për vdekjen e ish të dashurit, reagon Ariana Grande

Mac Miller, ish i dashuri i këngëtares Ariana Grande ndërroi jetë për shkak të mbidozës së drogës para pak ditësh.

Që nga ai moment, Ariana 'u bombardua' me komente negative në rrjetin e saj social. Fansat e akuzonin për vdekjen e Mac pasi i dha fund lidhjes dy vjeçare në maj të këtij viti.

Një muaj pas ndarjes, ajo u fejua me komedianin Davidson. Sot, Ariana ka reaguar duke publikuar fotografinë e tij në Instagram dhe ka bllokuar gjithë komentet.

Miqtë e Millerit thonë se nuk e përmendnin Arianën asnjëherë pasi ai ishte shumë i lënduar.

Ndërkohë, Mac filloi konsumimin e lëndëve narkotike që para njohjes me këngëtaren.