‘Do të habiteni kur të shikoni sa gola do shënojë Cristiano Ronaldo në Itali’

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, foli në një konferencë shtypi për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Italisë.

“Axurrët” ndanë pikë me Poloninë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve dhe janë gati të luajnë kundër Portugalisë për të marrë fitoren e parë.

Në fjalën e tij, Santos tha: “Ata nuk ishin në Kupën e Botës, por ndeshja kundër Italisë është gjithmonë e vështirë. Kundër Polonisë, në gjysmën e parë pashë që italianët po përpiqen, por tani Italia është e vendosur të tregojë vlerën e tyre pas një Kampionati Botëror të humbur. Do të jetë një ndeshje e madhe, të dy ekipet do të bëjnë më të mirën për të fituar”.

Po ashtu, strategu portugez foli edhe për Cristiano Ronaldon: “Prisni dhe shikoni se sa gola do të shënojë në Itali. Serie A ka lojtarin më të mirë në botë dhe 3 ndeshje nuk e ndryshojnë këtë gjë”, deklaroi tekniku portugez.