FOTO/ ‘Lëvizja e parë antikomuniste’, Basha kujton kryengritjen e Postibës

Si sot 72 vite më parë, banorët e Postribës do të ngriheshin kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Nën udhëheqjen e Prek Calit, banorët e zonës së Kelmendit do ti bënin qëndresë forcave komuniste që ishin nisur për të nënshtruar krahinën.

Pasi i prenë në besë, forcat komuniste do të vrisnin dhjetëra banorë.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

Si sot 72 vjet nisi kryengritja e Postribës me Prek Calin dhe  burrat kreshnikë të Shkodrës. Lëvizja e parë për liri në Europën komuniste u shtyp me gjak, por ajo i la kombit dëshminë e pavdekshme se për liri dhe të drejta ja vlen lufta me çdo çmim.

Lavdi heronjve të Postribës!