Parashikimi i motit për sot, ja zonat ku do bjerë shi

Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës në kushtet e motit të kthjellët, dhe vranësira të herëpashershme ku nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut në zonat veriore dhe lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në orët e para, por mesdita sjell ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.

Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.