Fitorja e 11-të radhazi, Ferit Keta mposht boksierin turk

Boksieri shqiptar, Ferit Keta ka fituar duelin ndaj turkut Fatih Mehmet Karkus në përballjen e zhvilluar në Dibër të Madhe.

Ferit Keta anëtari më i vogël i familjes Keta mund të cilësohet thjeshtë me pseudonimin i pamposhturi pasi e meriton.

Për Feritin kjo ishte fitorja e 11-të dhe ai nuk njeh asnjë disfatë në boksin profesionist duke qenë i përsosur.

Vetëm 4 raunde rezistoi turku Karkus i cili u dorëzua në përfundim të raundit të 4-t duke i hapur rrugën fitores së boksierit shqiptar Ferit Keta.