FOTO/ Ledri Vula në pushime me të dashurën

Ndonëse nuk ka folur shumë për të, Ledri Vula ka kohë që është në lidhje dashurie me Sara Hoxhën.

Në intervista ai nuk ka zbuluar shumë rreth saj, por ka pranuar se tashmë ka gjetur “Princess Diana-n” e tij.

Madje në festa të ndryshme çifti janë parë bashkë, e ajo e fundit ishte në ditëlindjen e këngëtarit Ermal Fejzullahu.

Duke qenë se Ledri është njëri nga reperët më të kërkuar të momentit, agjenda e tij ka qenë mjaft e ngjeshur me koncerte, por koha për pak pushime më në fund erdhi dhe për të.

Në Instagram ai ka publikuar disa fotografi nga pushimet, por GazetaBlic ka siguruar edhe një fotografi të të dashurës së tij, Sarës, e realizuar po nga njëjti i vend me Ledrin.