VIDEO/ Spanja e nis mbarë Ligën e Kombeve, mposht Anglinë

Luis Enrique ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë zyrtare nën drejtimin e Spanjës.

Iberikët përmbysën rezultatin 2-1 përballë Anglisë duke e nisur me 3 pikë kompeticionin më të ri europian, Ligën e Kombeve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin anglezët, pas një aksioni me shumë kombinime, të cilin pas asistit të Luke Shaw, ishte Rashford që e konkretizoi në  gol (11’).

Por, reagimi i Spanjës, na kujtoi kohën e “Spanjës së artë”.

Pas vetëm 2 minutave, ishte  Saul i cili shfrytëzoi për mrekulli asistin e Rodrigos për të barazuar shifrat në 1-1.

Më pas, në minutën e 32’, pas asistit nga Thiago Alcantara, ishte Rodrigo që zuri në befasi mbrojtjen e Anglisë, dhe përmbysi rezultatin duke kaluar spanjollët në avantazh.

Po ashtu, as nëntë minuta shtesë, të dhënë kryesisht si rezultat i kohës së humbur nga dëmtimi i Shaë, nuk i mjaftuan Anglisë ta barazonte rezultatin.