Liga e Kombeve po dhuron spektakël, ja rezultatet ditën e sotme

Sot në katër ndeshje të luajtura deri tani, janë realizuar 15 gola në total.

Gjashtë gola erdhën nga kombëtarja e Zvicrës e cila “shkatërroi” Islandën me rezultat 6-0.

Bjellorusia në anën tjetër i shënoi pesë gola San Marinos.

Finlanda mori një fitore minimale 1:0 ndaj Hungarisë dhe Bosnia fitoi 1-2 në tranfertë kundër Irlandës Veriore.

Ndërkohë edhe tri takimet e tjera do të luhen në orën 20:45.