VIDEO-FOTO/ Grekët sërish në protestë! Kundër taksave dhe emrit të Maqedonisë

Tension, dhunë dhe përleshje mes policisë dhe protestuesve në panairin e 83-të të Selanikut që po zhvillohet në Greqi. Sipas mediave gjithçka ka nisur rreth orës 19:00 me orën lokale greke, kur një grup prej 50 personash të maskuar sulmuan me molotov policinë.

Policia është përgjigjur menjëherë me gaz lotsjellës, por situata ka degraduar në dhunë, ndërsa është rrethuar zona ku është planifikuar që të mbahet konferenca me biznesmenë dhe zyrtarë të lartë nga SHBA dhe vende të tjera.

Qytetarët protestojnë për masat shtrënguese të qeverisë për biznesin grek dhe kundër marrëveshjes me Maqedoninë për emrin e ri. Biznesi i madh grek është pozicionuar kundër planit të ri të qeverisë Tsipras që rrit taksat.

Ndërkohë që grekët prej disa javësh protestojnë edhe kundër marrëveshjes me Maqedoninë, ndërsa Shkupi në datë 30 shtator do të organizojë referendumin. Në aksion për të normalizuar situatën dhe në gatishmëri janë mbi 4 mijë forca policie.