FOTO/ Puthje romantike mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt në makinë

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë çift shumë i dashur për publikun.

Muaj më parë, ata fituan epitetin prindër, Xhensila solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan Ajkë.

Këngëtarja së fundi ka postuar një video në InstaStory, në të cilën shfaqet në veturë bashkë me bashkëshortin e saj.

Në një moment Besi i ofron disa lule, ndërsa Xhensila i dhuron puthje në buzë atij.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Xhensila Myrtezaj është “Çika çika”, në duet me Ardian Bujupin, kurse Bes Kallaku ka realizuar këngën “Makarena”, bashkëpunim ky me Irkenc Hykën.