Politologu i njohur komenton në Syri.net takimin Berisha-Kurti

Politologu i njohur, Albinot Maloku, në një lidhje me ‘Skype’ me studion e lajmeve të Syri.net, ka komentuar takimin mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai tha se ky takim vjen pas situatës së krijuar në Kosovë, si dhe për idenë që ndajnë dy liderët, për mos ndryshimin e kufijve.

‘Takimi i Kurtit me ish-kryeministrin Berisha, është një tentativë bashkëpunimi për disa pika që shqetësojnë këta dy aktorë.

Kjo mund të lexohet si një vijë bashkëpunimi mes Kurtit dhe një krahu të caktuar që ka gëzuar një afërsi të veçantë siç ishte ajo e ish-kryeministrit Berisha’, u shpreh Maloku.