Ndryshime te Barça, ky super portier zëvendëson Cillessen

Siç duket portieri i Barcelonës, Cillessen ka vendosur të largohet përfundimisht nga Barcelona.

Portieri holandez nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme tek Katalanasit, duke pasur parasysh formën e jashtëzakonshme që po kalon Ter Stegen.

Por, Bartomeu me ‘shokë’ kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Ai është, Jeroen Zoet, portieri i PSV, raporton Mundo Deportivo.

Klubi Katalanas mendon se ai do të ishte një zëvendësues i mirë i Cillessen, nëse ky i fundit largohet.