Sot, Dita Botërore e Shkrimit dhe Këndimit

Sot është Dita Botërore e Shkrimit dhe Këndimit! Kjo ditë nënvizon rëndësinë që ka njohuria për të shkruar dhe lexuar për individët, komunitetet dhe kombet. Aftësia për të lexuar është rruga e shkëlqimit akademik dhe një çelës suksesi në çdo shoqëri demokratike. Këtë vit, kjo ditë do të festohet kudo në botë nën temën “Shkrimi dhe këndimi në një Botë Dixhitale”