Aktori turk i njohur si Sarp, heq dorë nga aktrimi

Aktori Çagaty Ulusoy u bë i njohur në Shqipëri me rolin ‘Sarp’ në serialin ‘I infiltruari’, tanimë është kthyer një nga aktorët më të komentuar në media. Pak muaj më parë bëri bujë lajmi se 27 vjeçari ishte arrestuar për shkak se u kap me drogë, por ai deklaroi se vetë nuk e përdorte.

Së fundmi aktori ka gjetur një pasion tjetër, atë të artit të qeramikës. Mediat turke shkruajnë se Çagaty do ta kthejë shtëpinë e tij në një punishte qeramike dhe do të zhvillojë si biznes këtë art, pasi po merr mësime për prodhimin e vazove.