FOTO/ Vendosen postera mikpritës për Vuçiçin afër Ujmanit

Muret afër liqenit të Ujmanit janë mbushur me posterë të cilët i urojnë mirëseardhje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në këtë lokacion.

Vuçiq dhe Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmuan më herët se kreut të shtetit serb i është lejuar vizita në liqenin e Ujmanit.

Gjatë kësaj vizite, ai pritet ta vizitojë edhe një qendër turistike afër Ujmanit. KALLXO.com raporton se ka parë punëtorë të kësaj qendre duke pastruar mjediset rreth qendrës për ta pritur Vuçiçin.