Gati kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe, vendimi që mori Banka e Shqipërisë për ‘pamjen’ e saj

Banka e Shqipërisë miratoi dje në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës vizatimet e kartëmonedhës së re 10.000 lekëshe dhe elementët e saj të sigurisë.

Më herët në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të dhjetorit të vitit 2017, Banka e Shqipërisë miratoi edhe tematikën e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10.000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si “Himni i Flamurit”: “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.