Shqipëri-Izrael, përsëritet historia e 2 viteve me parë me terrorin policor

E njëjta histori. Ashtu si 2 vjet më parë Izraeli kthehet në një shtetrrethim për ndeshjen ndaj e kombëtares ndaj këtij ekipi.

Kur duhen 2 orë nga fillimi i ndeshjes, forca të shumta policore kanë zbarkuar në Elbasan duke i kthyer në një shtetrrethim të forcave të rendit ambientet përqark stadiumit.

Përsa i përket tifozëve, ende nuk ka filluar fluksi i madh, pasi shumica e tyre pritet të hynë në një stadium rreth një orë para ndeshjes.

Nëse nga ana e masave ekstreme historia përsëritet, tifozët shpresojnë që të mos ndodhë e njëjta gjë në fushën e lojës.

Kujtojmë që takimi i luajtur dy vite më parë në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018” u mbyll me fitoren 3-0 të izraelitëve.