Zidane falenderon këtë skuadër për suksesin e Realit në Champions

Zinedine Zidane ka zbuluar se humbja ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar e ndihmoi Real Madridin të nxirrte mësime.

Madridi dhe Zidane fituan trofeun e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin me rezultatin 3-1.

“Ata janë një ekip i mirë i ri – të balancuar dhe shumë të përkushtuar”, tha francezi për UEFA.

“Ne nuk arritëm ta merrnim lojën tonë. Në fund të fundit, megjithatë, kjo performancë e dobët ndihmoi të na bënte më të fortë, pasi ne nxorëm mësime nga një ekip si Tottenhami”, tha ai.

Sezonin e kaluar Tottenham në grup përfundoi përpara Real Madridit, Borussia Dortmund dhe APOEL Nicosia.