Rama e përjashtoi nga PS, reagon deputeti i Laçit: Ja kur e mora vesh

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së kryeministri Rama përjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Gjetan Gjetani, pasi sipas tij kishte kërkuar që të punësonte njerëz të afërt nën drejtimin e policisë së Kurbinit.

Po vetë deputeti Gjetani nuk ka qenë aspak i habitur nga ky vendim i Ramës pasi jo më larg se dje ai denoncoi paaftësinë e policisë së Kurbinit, dhe heshtjen e tyre përballë krimit.

Në një reagim të shkurtër fill pas fjalës së Ramës Gjetani ka thënë se e ka ditur që dje që do të përjashtohej.

‘Një reagim të plotë do e bëj në vazhdim. Për momentin nuk di ç’të them. E prisja. Kam marrë informacione që dje nga brenda partisë që do më përjashtonte’, ka thënë Gjetan Gjetani për Newsbomb.