Këngëtarja e njohur thotë: Kam pranuar vdekjen

Pas përballjes me një sëmundje shumë të rëndë, Avril Lavigne po kthehet me album të ri.

Të Enjten, këngëtarja ikonë, Avril Lavigne ka lajmëruar se ajo do të publikojë këngën e parë pas pesë vjetësh.

Në një letër emocionuese për fansat, këngëtarja ka zbuluar se në pesë vite që ka munguar ajo është përballur me sëmundjen Lyme, por ajo ka qenë në gjendje ta kthejë këtë përballje në disa këngë të mrekullueshme.

“E kam pranuar vdekjen dhe e kam ndjerë trupin tim duke u shuar”, shpjegon Avril teksa thotë se këngën e parë që do të publikojë e ka shkruar e shtrirë në shtrat.

“Jam ndjerë sikur po përmbytem, por muzika më ka bërë të gjej forcën dhe ky publikim i albumit është një mënyrë për të treguar gjithë atë që kam përjetuar”, ka treguar Lavigne.

Kënga e parë rikthyese do të publikohet më 19 shtator dhe ka titullin “Head Above Water”.