Mediat serbe: Agjentura angleze 'MI6' në Kosovë, në prag të vizitës së Vuçiç

'Shërbimi i Inteligjencës së Britanisë së Madhe ‘ MI6’ është zhvendosur nga Maqedonia për në Republikën e Kosovës'.

Kështu shkruan media serbe ‘Novosti’, sipas së cilës një gjë e tillë është bërë gjatë ditës së mërkurë, në prag të vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Kosovë.

Siç shkruan kjo media, thuhet se kjo vizitë e Vuçiç mund të nxisë tensione dhe përmban në vete një rrezik të madh. 

Kujtojmë se vizita e Vuçiç në Kosovë mund të anulohet, pasi  autoritetet e Republikës së Kosovës nuk ia kanë aprovuar presidentit serb kërkesën shtesë për vizitë në Liqenin e Ujmanit.