ZYRTARE: Blerja e bujshme merr çmimin ‘lojtari i muajit’ në Premier League

Lojtari i Tottenham, Lucas Moura është zgjedhur lojtari i muajit gusht në Premier Leaguen angleze.

Lucas mposhti lojtarët si Van Dijk, Sadio Mane, Marcos Alonso, Roberto Pereyra, Benjamin Mendy dhe Neil Etheridge për të fituar çmimin lojtari i muajit.

26-vjeçari fillojë sezonin 2018-19 në mënyrë të mrekullueshme duke shënuar 3 gola në katër ndeshjet e para. Ai arriti të shënojë kundër Fulham, kurse në ndeshjen kundër Manchester United shënoj dy herë të tjera.

Braziliani u transferua tek Spurs nga PSG në muajin janar të këtij viti.