Hysaj shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re

Mbrojtësi i krahut të majtë i Napolit, Elseid Hysaj, është pranë rinovimit të kontratës me nënkampionët e Italisë.

Sipas burimeve të “Calciomercato”, mrbojtësi shkodran ka vendosur që të mbetet në “San Paolo”, shkruan SYRI.net.

Kontrata momentale e Hysajt i përfundon në vitin 2021, ndërsa Hysaj ka qenë në radarin e disa skuadrave nga Premier League angleze dhe Juventusi.

24-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015, pas transferimit nga Empoli dhe deri tani ai ka bërë rreth 138 paraqitje.