Maurizio Sarri 'ndez' zjarrin: Napoli e meriton ta fitojë 'Scudetton'

Ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri do ta përkrahë ish-skuadrën e tij për ta fituar titullin në Serie A.

Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, është duke parë mundësinë për ta sjellë Scudetton në “Sao Paolo” për herë të parë që nga viti 1990.

“Shpresoj që ai do ta bëjë këtë, për hire të qytetit dhe të[ adhuruesve”, ka thënë Sarri për Il Mattino.

“Napoli është një qytet i mrekullueshëm, i cili e meriton që ta fitojë titullin. Si një tifoz i Napolit, jam shumë i lumtur që Ancelotti është trajner i skuadrës, sepse jo vetëm që ka fituar kudo që ka qenë, ai e ka nxjerrë më të mirën nga njerëzit”.

“Momentet më të mira? Asgjë nuk ka qenë më e bukur sesa fitorja në stadiumin e Juventusit”.

“Momenti më i keq? Atë që e ka thënë De Laurentiis në Bernabeu menjëherë pas humbjes nga Real Madridi”.

Ai është pyetur se a do të dëshironte një rikthim te Napoli.

“Mund të jetë synimi im për ta përfunduar karrierën tek Napoli”, ka thënë ai.