Kishte tentuar të trafikonte 425 kg hashash drejt Italisë. Arrestohet. Emri

Kishte tentuar të trafikonte drogë me kamion nga Durrësi në drjteim të Italisë.

Është arrestuar përsoni i shpallur në kërkim nga Polcia. Ai është Albano Rakipi 26 vjeç

Arsyeja e arrestimit të tij është se është shpallur në kërkim për tentative të kalimit të 425 kilogrameve hashash ne Itali ne vitin 2017.

Ja njoftimi i policsë për ngjarjen:

Finalizohet operacioni i koduar "THE TRUCK"

Kapet i kërkuari nga policia, shtetasi: Albano Rakipi, 26 vjeç, banues në Vlorë. Më datë 06.09.2018, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve Policore të Specializuara pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ku si rezultat është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim si autorë i dyshuar në lidhje me ngjarjen e mëposhtme:

Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit Albano Rakipi masën e sigurisë "Arrest me burg".

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafiku i Narkotikëve", kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal.