Kokaina në Durrës, Avokati i Çekajt: Klienti im nuk i njeh biznesmenët që kanë dalë në shtyp

Avokatët gjermanë të Arbër Çekaj mohojnë lajmet në shtypin shqiptar se klienti i tyre ka nxjerrë emrat e bashkëpunëtorëve në trafikun e drogës. Sipas raportimeve mediatike, bëhet fjalë për disa biznesmenë shqiptarë.

Përmes një letre drejtuar Maksim Haxhisë, në cilësinë e avokatit dhe kryetarit të Dhomës së Avokatëve, Ahlbrecht dhe Basar Rechtsanëalt thonë se Arbër Çekaj kundërshton me forcë akuzat për trafik droge deh se nuk ka bërë asnjë deklaratë për autoritetet gjermane.

"Ai nuk ka përmendur emrat të përmendur në shtyp, që as nuk i njeh personalisht dhe me të cilët nuk ka pasur kurrë kontakt në jetën e tij. Raportimet e rreme të mediave gjatë muajve të fundit e ka mbushur Çekajn me shqetesim të madh për veten dhe familjen e tij".

Sipas avokatëve, procedura e ekstradimit është ende në vazhdim dhe "Arbër Çekaj ka besim në shtetin kushtetues gjerman që drejtësia do të vihet në vend".

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani për 613 kg kokainë që u kap në portin e Durrësit në shkurt të këtij viti.

Kontenieri me banane ku u gjet kokaina  ishte në pronësi kompanisë së tij “Arbri Garden”.