Rama habit edhe asambleistët e tij: S'ka banda por rrugaçë, nuk do ti lejojmë të ngrenë më zërin e muzikës

Edi Rama ka folur edhe për situatën e kriminalitetit në vend, duke vazhduar lojën e statistikave pavarësisht se vetëm brenda 24 orëve të fundit kemi 3 vrasje në vend.

Por Rama ka habitur edhe ushtarët më kokulur në Asamble, kur ka deklaruar se nuk ka grupe dhe banda në Shqipëri, por vetëm rrugaç. Ai ka shpallur edhe luftën kundër tyre.

“Që sot dhe jo nesër do ti godasim, duke mos i lejuar më që të ngrenë muzikën me zë të lartë...”, tha Rama.

E gjithë kjo retorikë bie në kundërshtim të plotë edhe me deklarimet e ministrit të tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që deklaron vazhdimisht se në Shqipëri ka 40 grupe mafioze dhe ata i kanë të listuara, për çdo qytet.