", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Zbulohet data dhe orari i pazakontë i ‘El Clasisos’. Lajm i keq për Barçën

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka zbuluar datën dhe orën për “El Clasicon” e parë të sezonit.

Deri në ditët e sotme nuk kishte asnjë datë të planifikuar për ndeshjen më të rëndësishme, por Javier Tebas konfirmoi se dueli i parë do të luhet në “Camp Nou”, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

"Barcelona - Real Madrid do të luhet të dielën më 28 tetor në orën 16:15" , tha ai.

Edhe një herë takimi i shumëpritur Barcelona – Real Madrid do të luhet në një orë të papërshtatshme.

Kjo datë nuk është në favor të Barcelonës që të mërkurën e 24 tetorit do të përballet me Interin në duelin e Championsit, ndërsa Reali më 23 tetor do të ketë luksin për të luajtur ndaj një kundërshtari modest si Viktoria Plzen.