Juventusi gati për të nënshkruar kontratën e re me këtë lojtar

Daniele Rugani ishte një nga lojtarët më të rrezikuar për t’u larguar nga Juventusi në verë, me Chelsean e Sarrit shumë të interesuar për mbrojtësin italian.

Largimi i Caldarës te Milani tashmë vulosi qëndrimin e mbrojtësit dhe klubi bardhezi ka ndërmend të vlerësojë mbrojtësin me rinovimin e kontratës, e cila i skadon në 2021-shin.

Rugani pritet të përfitojë deri në 3 milionë Euro, jo aq sa i premtonte Chelsea, por me bonuse paga e tij do të përmirësohet ndjeshëm. Dëshira e lojtarit ishte Juventusi dhe tashmë do të konkretizohet me rinovimin e kontratës që pritet të ndodhë pas rikthimit të kampionatit italian.