Dështon takimi ‘historik’: Vuçiç refuzon të ulet me Thaçin në Bruksel

Menjëherë pas takimit me ministren e Jashtme të BE-së, Frederika Mogherini, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka anuluar takimin e parashikuar me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi, raportojnë mediat serbe dhe posaçërisht ajo, “RTS”.

Mësohet se pas kësaj presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel do të bisedojë vetëm me përfaqësuesit evropian, por jo edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas këtyre medieve, Vuçiç ka refuzuar ta takojë Thaçin, pas deklaratave të tij të fundit në media.