Vdekja e nënës shtatzënë në maternitet, prokuroria çon për gjykim mjekun dhe dy infermierët

Janë dashur plot 16 muaj hetime që prokuroria e Tiranës të dërgojë në gjyq një mjeke dhe dy infermierë për vdekjen e nënës shtatzënë, Aida Çajka në 16 shtator të vitit 2016.

 Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për ‘mjekim të pakujdesshëm’. 

Sipas prokurorisë,  Çajka nuk mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Prokuroria e Tiranës, bën me dije se nëna shtazënë nuk ka marrë ndihmën mjekësore sipas protokollit.

Në shtator të vitit 2016, Aida Çajka 35 vjeçe, kishte shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë për të lindur, por ndërroi jetë në muajin e 9-të të shtatzënisë së bashku me foshnjën e saj.

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët akuzuan mjekët.