FOTO/ Shtohet frika në Japoni pas tërmetit bashkë me numrin e të vdekurve

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuarit e një tërmeti vdekjeprurës në Japoni, në ishullin Hokkaido, ndërkohë që numri i të vdekurve ka arritur në 16, njofton BBC. Dhjetëra persona të tjerë figurojnë të zhdukur nën rrëshkitjet e tokës shkaktuar nga tërmeti.

1.6 milionë banorë në Hokkaido kanë mbetur pa energji elektrike.

Tërmeti është katastrofa e dytë që goditi Japoninë këtë javë, pas një tajfuni vdekjeprurës që goditi brigjet perëndimore të vendit.

Tërmeti ra në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe mijëra persona e kaluan natën në qëndrat e evakuimit.

Fshati Atsuma është një nga më të prekurit, kur rrugë dhe shtëpi janë shembur pas rrëshkitjeve të mëdha të tokës.

Me motin e keq që pritet në ditët që vijnë, zyrtarët janë duke i paralajmëruar njerëzit që të bëhen të kujdeshëm dhe të jenë të përgatitur./SYRI.NET