Thaçi njofton se e përfundoi takimin me Mogherini-n dhe nuk tregon asgjë

Takimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me kryediplomaten e BE, Federica Mogerini, sapo ka përfunduar. Pas takimi, Thaçi ka treguar në rrjetet sociale se takimi i dy delegacioneve u mbyll, pa dhënë asnjë detaj nga ajo që u bisedua në tryezë.

Thaçi shkruan: "Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme."