Fati i tyre mbajti në ankth gjithë botën, 12 djemtë e shpëtuar rikthehen sërish në të njëjten shpellë....

Nga shpella e Tham Luang në atë të një qendre tregtare. Të dymbëdhjetë futbollistët e vegjël, të cilët u bllokuan për 18 ditë në një shpellë në Tajlandë më 23 qershor, duket se janë të detyruar të rishikojnë historinë e trishtuar.

Të ftuar për të inauguruar një qendër tregtare në Bangkok, djemtë gjetën një riprodhim besnik të shpellës ku mbetën peng për më shumë se dy javë. 

Të dy 12 djemtë e skuadrës së futbollit "Wild Boars", pas daljes nga shpella i janë kthyer përditshmërisë me shkollën dhe stërvitjet në futboll.

Por asgjë nuk është si më parë, pasi sot ata janë të famshëm.Dhe angazhimeve të tyre të përditshme u janë shtuar konferencat për shtyp dhe pjesmarrja në programe televizive.

Ata gjithashtu u lutën së bashku në një tempull budist, ku kamerat nuk mungonin.


Ndoshta historia e tyre do të përfundojë në Hollywood, por nuk mungojnë edhe zërat kritikë që e konsiderojnë të tepërt të gjithë këtë show.

Psikologët e spitalit në Chaing Rai, ku djemtë u trajtuan pas shpëtimit, kishin paralajmëruar:

"Tani familjet duhet të kenë kujdes me shëndetin e tyre mendor pasi ajo që kanë jetuar në atë shpellë nuk do mund të fshihet nga mendja".