Prangoset oficeri i policisë. Ja akuza dhe emri

Një oficer policie është vënë në pranga nga kolegët  e tij pasi akuzohet për marrjen e një shume prej 50 mijë lekësh një qytetari.

Oficeri i policisë Agron Zeka është denoncuar publikisht nga një qytetar i cili e akuzon për marrjen e parave si ryshfet.

Denoncimi i Zekës është bërë mbrëmjen e djeshme në një prej emisioneve investigative.

Ndaj Agron Zekës rëndon akuza e korrupsionit.