FOTO/ Luan Rama: Shtet karagjoz! Shkelet kushtetuta për simbolet kombëtare

Nenkryetarii i LSI Luan Rama ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale pas konstatimit se institucionet shqiptare perdorin simbole të ndryshuara kombëtare.

“Askund tjeter e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore”. Shkruan nënkryetari i LSI-se, Luan Rama teksa publikon foto ku në institucione të ndryshme simboli kombëtar është ndryshe duke shkelur në mënyrën më flagrante Kushtetutën e Republikës dhe ligjin 

Ja shenimi i plotë i Ramës në facebook:

Shtet karagjoz!

Askund tjeter e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore! 
Me një idiotësi unikale e në papërgjegjshmëri të plotë, me vetëdije të habitshme e fyese, poshtëruese, pothuaj të gjitha institucionet e larta shtetërore e prezantojnë Shqipërinë si një shtet karagjoz, madje si shtetin e vetëm karagjoz në botë, duke shkelur në mënyrën më flagrante Kushtetutën e Republikës dhe ligjin “PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE”.
Sepse ky ligj pe?rcakton forme?n dhe pe?rmasat e flamurit kombe?tar, pe?rmbajtjen e himnit kombe?tar , forme?n dhe pe?rmasat e steme?s se Republike?s te Shqipe?rise? dhe me?nyre?n e pe?rdorimit te tyre. Jashtë këtij përcaktimi e në kundërshtim me këtë ligj, askush nuk duhet e nuk mund të veprojë! Nuk duhet e nuk mund, por në fakt, me simbolet kombëtare e shtetërore të Republikës së Shqipërisë ka ndodhur e vazhdon të ndodhë, duke përdorur variante a modele në kundërshim me përcaktimet e ligjit!
Në vijim po ju jap variantin sipas ligjit, të flamurit kombëtar dhe të stemës së republikës, e më tej, disa variante të stilizuara të tyre në kundërshtim me ligjin dhe që përdoren nga disa prej institicioneve tona, ku varianti më skandaloz është ai që përdoret nëpër ambasadat e Shqipërisë kudo ku ato janë nëpër botë, ku është sajuar një model me shiponjën dhe përkrenaren në ngjyrë të bardhë!
Pra thënë shkurt dhe shqip: shtet karagjoz! Dhe institucione që shkelin Kushtetutën!