Kosova kundër Azerbajxhanit, kërkohet fitorja e parë zyrtare

Sot në orën 18:00 Kosova do të përballet me Azerbajxhanin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tashmë skuadra kosovare drejtohet nga një trajner me eksperiencë ndërkombëtare si Bernard Challandes, ndërsa lojtarët luajnë në skuadra europiane dhe vijnë me një përvojë dukshëm më të madhe.

Miqësoret e 2018-ës kanë qenë mjaft shpresëdhënëse për Kosovën, me një brez lojtarësh të talentuar, shto edhe shumë të tjerë me eksperiencë, Kosova do të synojë të marrë fitoren e parë në një ndeshje zyrtare, pikërisht në transfertën azere.

Krahas Azerbajxhanit, Kosova ka në grup edhe Maltën e Ishujt Faroe, ndërsa synimi është që të dalë si kryesuese në këtë grup.