Trump i shkruan homologut maqedonas: Ju inkurajojmë për marrëveshjen me Greqinë

Presidenti amerikan, Donald Trump i është drejtuar me një letër presidentit të Maqedonisë,  Gjorge Ivanov, duke i thënë se vendi i tij "ka shumë arsye për të qenë krenarë për këtë vit", pasi sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë " marrëveshja historike e Prespës" zgjidh mosmarrëveshjen e gjatë me Greqinë  dhe hap rrugën për anëtarësimim e Maqedonisë në NATO dhe BE. Në letër Trump i jep urimet presidentit maqedonas me rastin e ditës së Pavarësisë.

Letra:

"Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e "Maqedonisë" në Ditën tuaj të Pavarësisë më 8 shtator. "Maqedonia ka shumë arsye për të qenë krenare këtë vit. Marrëveshja historike e Prespës zgjidh mosmarrëveshjen e gjatë mbi nomenklaturën e emrit me Greqinë dhe hap rrugën për përfshirjen e "Maqedonisë" në NATO dhe BE", përcjell respublica.al "Përfshirja e "Maqedonisë" NATO do të rrisë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin. SHBA është e gatshme të mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në lidhje me bisedimet e ardhshme për anëtarësimin në NATO."