Akuzohet si racist dhe homofob, kandidadati për president goditet me thikë

Një politikan i ekstremit të djathtë në Brazil është therur në bark me thikë gjatë një tubimi në rrugë. Kamerat kanë kapur momentin kur politikani goditet me armën e ftohtë.

Jair Bolsonaro, një kandidat per president, u sulmua në shtetin juglindor të Minas Gerais.

Plaga është "vetëm sipërfaqësore" dhe ai po e merr veten, thotë i biri i tij Flavio.

Politikani i diskutueshëm, i cili ka zemëruar shumë njerëz në Brazil me komentet e tij raciste dhe homofobike, ka performuar fuqishëm në sondazhet e fundit për zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.

Sondazhet sugjerojnë se ai do të marrë më shumë vota, nëse ish-presidenti Lula da Silva dështon në përpjekjen e tij për të përmbysur avancimin elektoral të Bolsonaro-s.

Filmi i incidentit tregon z. Bolsonaro në një tubim në Juiz de Fora, i rrethuar nga mbështetësit, para se të goditet me thikë.