Aktori i njohur i ‘Hollywood’ ndërron jetë pas një ataku në zemër

Aktori i njohur Burt Reynolds vdiq nga një atak në zemër, mëngjësin e së Enjtës, në një spital në Florida.

Ai u transportua në spital mbas një arresti kardiak.

Reynolds ishte 82 vjeç.

Aktori kishte pasur probleme me zemrën dhe më parë, në Shkurt të 2010 aktori kishte bërë një ndërhyrje në zemër.

Burt luajti në shumë filma si ‘Smokey and the Bandit’, ‘Boogie Nights’, ‘The Cannonball Run’.

Aktori kohët e fundit  po bashkëpunonte , me regjisorin e famshëm Quentin Tarantino's për filmin ‘Once Upon a Time in Hollywood’, film në të cilin do të merrnin pjesë shumë aktorë të njohur, përfshirë dhe Brad Pitt.

Gjithashtu  është nominuar dhe për çmimin Oscar, si aktori më i mirë në filmin, ‘Boogie Nights’ në 1997 dhe po në këtë vit aktori fitoi Golden Globe.